Ermal Fejzullahu dhe 2 Ton na sjellin ‘Emocion’

Kënga më e re në skenën tonë bën bashkë reperin 2 Ton dhe këngëtarin Ermal Fejzullahu, të cilët sjellin ‘Emocion’ me videoklip.

ShowBiz

21/06/2014 20:17

Njëri nga bashkëpunimet e shumta të kësaj vere, i paralajmëruar tash sa kohë, më në fund ka dalur.

Ësht këngëtari shumë i dashur Ermal Fejzullahu dhe reperi Ferizajas 2 Ton të cilët kanë sjellur një këngë shumë verore, e videoklip gjithashtu.

Kënga ka shumë ritëm me muzikë të Zzap&Chriss ndërsa të dy këngëtarët i qëndrojnë besnik zhanreve të tyre, madje edhe melodinë e këngës ‘Emocion’ e kanë bërë ata vet.

Videoklipi ku djemtë shihen duke pushuar tek pishina teksa po shikojnë ‘vajzën e ëndrrave’ është punuar nga Imagine Films.