Erion Veliaj dhe Jonida Maliqaj përgatisin një befasi para nisjes së saj për në Izrael

Kreu i Tiranës ka treguar se po përgatisin një befasi bashkë me Jonidën, për ta mbështetur atë në "Eurovision".

ShowBiz

19/02/2019 12:41

Erion Veliaj ka pritur në një takim Jonida Maliqin, ndërsa zbuloi befasinë që po përgatisin, e që është koncerti në sheshin “Skënderbej”, shkruan lajmi.net.

Duke shprehur përkrahje për të, Veliaj shkruan “Kemi një surprizë të paparë me @jonidamaliqi për @eurovision ! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skënderbej”. ?? FORCA JONÇE! ?????”.

Edhe Jonida ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, përmes së cilës tregon se u prit në takim nga kreu i Tiranës, Erion Veliaj.

Këngëtarja, e cila këtë vit do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Ktheju tokës”, ka bërë thirrje të bëhen bashkë për ta çuar Shqipërinë drejt fitores në këtë festival.

“Të bëhemi sa më shumë të mundemi dhe ta çojmë duke kontribuar të gjithë ne, bashkë, këtë vit Shqipërinë në Eurosong. Kështu do jemi më krenarë, më besimplotë e më të sigurt në sfidën tonë.”, ka shkruar Jonida. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuDrysQhKjA/

https://www.instagram.com/p/BuCmZC7nUE0/