Eriksen refuzon ofertën e Tottenhamit, kërkon transferimin te gjiganti evropian

Christian Eriksen dëshiron transferimin te Real Madrid.

Sport

16/01/2019 18:42

Mesfushori danez, mund të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të sezonit, për t’u transferuar në La Liga.

‘AS’ raporton se 26 vjeçari ka refuzuar vazhdimin e kontratës me skuadrën nga Londra, për t’u transferuar në Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.

Eriksen mendon se koha e tij te Tottenham Hotspur po shkon drejt fundit, dhe kalimi te Real Madrid do të ishte një mundësi e mirë për një hap tjetër në karrierë.

Te Real Madrid, Eriksen do të zëvendësonte Luka Modricin, i cili mund të transferohet në Serie A te Inter./Lajmi.net/