Eriksen në Serie A?

“Corriere dello Sport” raporton se mesfushori danez, Christian Eriksen është objektiv i ri i Juventusit.

Sport

02/06/2018 12:22

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen ka ofertë për transferim në Serie A.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se mesfushori danez është objektiv i ri i Juventusit.

Në rast të largimit të Miralem Pjanic, Eriksen do të jetë blerja e mundshme e re e kampionit të Italisë, përcjell “lajmi.net”.

Eriksen së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Barcelona. /Lajmi.net/