Erick Thohir: Me Mancinin në Ligën e Kampionëve

Në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, pronari i Interit, Erick Thohir, ka folur për transferimet e deritashme të Interit, derisa dha një lajm të mirë për tifozët e Interit.

Sport

27/07/2015 11:37

Përpos se ka folur për transferimet e Interit, Thohir gjithashtu ka thënë se Mancini do ta dërgojë skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket Radja Nainggolan ai tha: “Ne e donim më të mirin për mesfushën tonë, dhe emrat më të përfolur ishin Nainggolan, Kondogbia dhe Imbula. Nuk dua të komentojë se çka ndodhi me Nainggolan dhe Imbulan, por ne jemi shumë të lumtur me Kondogbian, një lojtar që e donte trajneri ynë”.

Për Stevan Jovetiçin, tha se ndihen shumë të lumtur që kanë arritur të marrin një lojtar të tillë. Për Felipe Melon, Perisicin dhe Clichyn, ai u shpreh: “Tregu është ende i hapur dhe ne do të punojmë shumë këto ditë. Tani Mancini është duke punuar me lojtarë që ka marrë dhe ata duhet të kuptojnë objektivat për sezonin e ardhshëm. Besoj se me Mancinin ne do të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”.