Erëzat, llojet dhe si t’i përdorim në kuzhinë – Lajmi.net
Erëzat, llojet dhe si t’i përdorim në kuzhinë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 20:15, 14 June 2018
Njësi për njësi, bimët dhe erëzat kanë më shumë antioksidues se secili ushqim i grupeve të tjera.

Bimët aromatike, ato që i shtojnë shijet çdo pjate… I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike.

Po ju prezantojmë bimët aromatike më të përdorshme dhe disa këshilla se si t’i përdorni për t’i bërë pjatat tuaj super të shijshme.

kopraKopra

Kopra është një bimë me aromë shumë të veçantë dhe delikate. Perfekte për të shoqëruar receta me bazë salmonin e freskët ose të tymosur. Është shumë e mirë dhe për turshitë.

basil_050111_2lBorziloku

Pestoja gjenoveze nuk do të ekzistonte pa borzilokun. Borziloku është një nga bimët aromatike me më shumë aromë që shtohet më së shumti në pjatat e ftohta apo sallatat.

maydanoz-un-bitmeyen-faydalari-22876Majdanozi

Kudo ta vësh, shkon për bukuri. Majdanozi i jep shije çdo pjate dhe është një nga bimët aromatike më të përhapura në botë.

Koriandra___teri_4b37d74392f7b

Koriandri

Duket si majdanoz, por nuk është. Gjethet e freskëta, farat dhe rrënjët përdoren në receta pa fund etnike. Ka një aromë të fortë që shkon shumë mirë me peshkun, frutat e detit, orizin dhe pulën.

manxurana

Manxurana

Ngjan me rigonin, por ka një aromë më të dallueshme dhe një shije më delikate. Është perfekte për pjatat vjeshtore si supat dhe shkon shumë me djathërat dhe arrat.

menta

Menta

Një barishte aromatike e fortë që përshtatet shumë mirë me perimet dhe që “zbut” pjatat me yndyrë me ushqime të skuqura. Perfekte edhe në ëmbëlsira.

rigoniRigoni

Perfekt për picat dhe tek domatet e freskëta në verë. Përshtatet mjaft mirë dhe me mishin. Provoni t’i shtoni në përzierje të ndryshme dhe t’i skuqni.

trumza

Trumza

Në shije të kujton paksa rozmarinën. Trumza gatuhet shumë mirë në mish dhe peshk, me bishtajoret dhe perimet dhe është perfekte për salcat shoqëruese.

rosemary_3Rozmarina

Kjo bimë aromatike nuk mund të mungojë në peshkun apo mishin e gatuar në grilë dhe në disa receta për gatime në furrë si pulë me patate. Njësoj si majdanozi, shkon pothuajse me të gjitha. /

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO