Erëra të forta, Ahmeti iu bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në hapësira të mbyllura

Për shkak të erërave të forta, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti bëri kërkesë për qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

Lajme

24/09/2018 14:08

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti apelon që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti./Lajmi.net/