Erdogani ‘në teh të thikës’ në zgjedhjet e së dielës, ‘perandoria e tij’ në rrezik

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan mund të përballet me një betejë të vështirë për ta mbajtur pushtetin në zgjedhjet e së dielës në Turqi.

Bota

23/06/2018 16:20

Presidenti Erdogan ka bërë thirrje për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen me 24 qershor, duke kërkuar kështu që të legjitimoj edhe më tutje dhe të zgjasë sundimin e tij 15 vjeçar, transmeton lajmi.net

Nëse Partia Demokratike e Popujve pro-kurdë (HDP) është në gjendje të fitojë më shumë se dhjetë përqind të votave – pragu që lejon përfaqësuesit të marrin vende në parlament – Erdogan rrezikon të humbasë shumicën e tij në këtë mënyrë.

Partia qeverisëse e Erdoganit ka formuar koalicionin ‘Aleanca Popullore’ me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP), Partia e Mirë dhe Partia Saadet kanë ardhur së bashku me ‘Aleancën e Kombit’.

Sipas një sondazhi në ‘Bloomberg News’, partia e Erdoganit do të fitojë rreth 46% të votave dhe partneri i tij 4.8 përqind – mjaftueshëm për një shumicë me mbi 50 përqind (50.8).

Megjithatë, për shkak të një gabimi prej 3.5 përqind, mund të ketë një fitore të papritur të opozitës dhe një sondazh i veçantë nga ‘Reuters’ vendosi koalicionin e ‘Erdogan’ në vetëm 48.9 përqind, me Aleancën e Kombit me 38.9 përqind dhe HDP me 11.5.

‘Erdogani gjithmonë ka pasur nevojë dhe do të ketë nevojë për koalicione,’ tha Mert Yildiz, bashkë-autor i sondazhit Foresight Danismanlik për Bloomberg.

Erdogan vet bën sondazhe para se të vendos për zgjedhje për të parë nëse partia e tij do të jetë padiskutueshëm e para në zgjedhje dhe pastaj vendos.

Mundësia më e mirë e Erdoganit është që të fitojë pa raund të dytë të zgjedhjeve, përndryshe, nëse në raundin e parë të zgjedhjeve nuk ka fitues, atëherë, Erdogan seriozisht rrezikon që ta humbet pushtetin, shkruan lajmi.net

Pse Erdogani thirri për zgjedhje:

Reformat që synojnë t’i japin presidentit më shumë pushtete ekzekutive do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve dhe një fitore eventuale e Erdoganit, do t’ia mundësonte atij zgjatje të pushtetit dhe kompetenca më të mëdha si president i vendit.

Sipas këtyre ndryshimeve kushtetuese, të miratuara nga qytetarët turq me referendum vitin e kaluar, Parlamenti do ta ruaj fuqinë për të propozuar ligje, por presidenti do të jetë në gjendje të emertojë kabinetin pa mbajtur konsultime.

Cilat janë çështjet kryesore?

Ekonomia: Presidenti turk, Erdogan, prej kohësh ka mbështetur arritjet e tij ekonomike për të fituar zgjedhjet, por kjo nuk mund të jetë kaq e lehtë kësaj here. Ekonomia turke tani nuk është si dikur, inflacioni është në rritje dhe rritja e fuqishme e viteve të kaluara pritet të ngadalësohet në mënyrë dramatike.

Kurdët: Ushtria turke po lufton Partinë seperatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e konsideruar një organizatë terroriste, për gati katër dekada. AKP i Erdoganit ka përjashtuar kthimin në një proces të paqës që u shemb në vitin 2015 nga ushtria turke, ndërkohë, ka intensifikuar sulmet ndaj kështjellave të PKK në malet Qandil të Irakut përpara votimit.

Popullsia kurde e Turqisë, veçanarisht në juglindje, është një zonë zgjedhore jetike për Erdoganin. Vota e tyre ka tendencë të ndahet mes AKP-së së tij dhe HDP-së pro-kurde. Por aleanca e fundit e AKP me MHP nacionaliste, e cila merr një vijë të vështirë kundër kurdëve, mund të tjetërsojë këtë bazë. Nëse HDP fiton të paktën 10 përqind të votave, ajo do të kalojë pragun e nevojshëm për të dhënë praninë e saj në parlament dhe kjo do të thotë se e privon AKP-në nga shumica e saj parlamentare.

Siria: Numri i madh i refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi është bërë gjithashtu një çështje zgjedhore. Disa parti kanë thënë se shpresojnë të kthejnë sirianët në vendin e tyre edhe pse ata janë të kujdesshëm të thonë se do ta bëjnë këtë pas përfundimit të luftës dhe theksojnë rëndësinë e ndërtimit të paqes atje. Përfshirja e Turqisë në luftën siriane, si dhe lufta e saj e vazhdueshme me PKK, ka frymëzuar aktet e terrorizmit në vend gjatë viteve të fundit, një shqetësim tjetër për votuesit, transmeton lajmi.net

Kush është kandidat për president? 

Historia e Turqisë për më shumë se një dekadë tani është përqëndruar në Erdoganin dhe popullaritetin e tij të palëkundur. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë herë ka më shumë kandidatë për të zgjedhur, shumica prej të cilëve premtojnë ruajtjen e sistemit parlamentar të Turqisë.

Muharrem Ince: Kandidati kryesor kundër Erdoganit. Partia Republikane Popullore e qendrës së majtë (CHP). Ai po premton një gjyqsor më të pavarur, më shumë liri personale dhe një fund të shpenzimeve të tepërta qeveritare. Ai është i njohur për fjalimet e tij të zjarrta dhe për të qenë i ashpër ndaj AKP-së së Erdoganit, duke sjellë një karizmë që kishte munguar në CHP për vite me radhë. Tubimet e tij të fushatës kanë qenë të gjalla – ai është parë shpesh duke kënduar e vallëzuar me këngët tradicionale.

Meral Aksener: E vetmja grua në zgjedhje është Meral Aksener, një politikane veterane, e cila shkurtimisht shërbeu si ministre e brendshme në vitet 1990. Si nacionaliste konservatore, Aksener kërcënon të vjedhë mbështetjen e votuesve të Erdoganit në të djathtë.

Fushata e saj ka qenë rreth kundërshtimit të asaj që ajo ka përshkruar si keqmenaxhimi i AKP-ës për ekonominë. Ajo nëse fiton, Aksener do të ishte presidentja e parë femër, por jo kreu i parë femër i shtetit turk – Tansu Ciller u zgjodh kryeministre e parë e Turqisë në 1993.

Selahattin Demirtas: Kryetari i HDP-së po udhëheq fushatën e tij nga burgu, ku ai ishte arrestuar që nga nëntori i 2016-tës pas grushtit të dështuar, për atë që partia e tij i quan akuza terroriste të motivuara politikisht. Ai është akuzuar për mbështetjen e PKK-së. Anëtarët e parlamentit nga partia e Demirtas gjithashtu janë burgosur ose larguar nga postet e tyre për shkak të pretendimit se i përkasin terrorizmit.

Fushata e tij është fokusuar në përmirësimin e cilësisë dhe diversitetit ndërsa pamja e vetme publike ishte një fjalim prej 10 minutash në televizionin shtetëror turk TRT, të cilin çdo kandidat teknikisht ka të drejtën ligjore për ta përdorur. Në fjalimin e tij, ai bëri thirrje të butë votuesve turk kundër Erdoganit dhe gjithashtu kritikoi Presidentin për kërcënimin për të sjellë përsëri dënimin me vdekje, shkruan lajmi.net

Si do të duket sistemi i ri:

Pas votimit, pozicioni i kryeministrit do të shpërbëhet dhe të gjitha kompetencat e tij do t’i transferohen presidentit, një rol që tradicionalisht ishte ceremonial. Një ndryshim kyç është se presidenti do të ketë pushtetin për të nxjerrë dekrete – me fjalë të tjera, të krijojë ligje në mënyrë të njëanshme. Erdogan ka qenë në gjendje të nxjerrë dekrete gjatë dy viteve të fundit vetëm për shkak se qeveria e tij vendosi vendin në një gjendje të jashtëzakonshme pas grushtit të dështuar. Por ai mund të mos jetë në gjendje ta mbajë vendin në atë shtet për një kohë të gjatë, kështu që sistemi i ri do t’i japë atij një mënyrë për ta mbajtur pushtetin, nëse rizgjidhet.

Pas kësaj, shteti turk pak a shumë do të duket si SHBA-të. Shembull, presidenti do të ketë pushtetin për të emëruar drejtpërdrejt ministra të kabintetit.

Presidenti gjithashtu do të jetë në gjendje të caktoj një numër të zyrtarëve në një bord të lartë të gjykatës, i cili është përgjegjës për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kontrollimi i këtij trupi mund të nënkuptojë ndikim mbi gjykatat.

Por, në fund, sondazhet nuk tregojnë bindshëm se Erdogani edhe kësaj radhe do t’i fitojë zgjedhjet, andaj duhet të presim të dielen ku votuesi do të vendos për fatin e shtetit turk./Lajmi.net/