Erdogan zotohet për pesëfishim të tregtisë me Serbinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar për rritje të invenstimeve dhe tregtisë me Serbinë, gjatë vizitës së djeshme në vend.

Lajme

11/10/2017 07:45

Duke folur në një konferencë të përbashkët në Beograd, pas bisedës me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, Erdogan ka thënë se marrëdhëniet e tanishme tregtare prej 850 milion dollarësh “nuk mjaftojnë”, sipas tij të dyja vendet duhet të synojnë pesëfishin e kësaj shume.

Turqia tashmë ka ndikim të madh te myslimanët e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe Erdogan shpreson se në vizitën e tij dyditore në Serbi, një vend i krishterë ortodoks, do ta zgjerojë rolin e tij në Ballkan.

“Bashkë me Serbinë dhe gjithë Ballkanin, ne duam të bëjmë hapa në drejtim të zgjidhjes së problemeve”, u ka thënë Erdogan gazetarëve.

Pritet që sot Erdogan të vizitojë Sanxhakun, rajon i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të zi, me shumicë myslimane.