Erdogan: Turqia për 54 vjet pret në dyert e BE-së, na kanë gënjyer

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në forumin global të biznesit Bloomberg ka folur edhe rreth anëtarësimit të Turqisë në BE.

Lajme

21/09/2017 11:27

I pyetur rreth procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), përcjell Telegrafi, ai ka kujtuar se Turqia ka pritur 54 vjet për tu futur në këtë organizatë ndërshtetërore.

“Turqisë në fakt i është imponuar një embargo politike. Ata na kanë gënjyer. Ata nuk na dhanë ndihmën që e kishin premtuar”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se ai pret që BE-ja të marrë një vendim në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë .

“Le të na mbyllin derën dhe ne lehtë do të marrim një vendim. Ne as që jemi të interesuar, tua them edhe këtë, por ata duan që Turqia të largohet. E pra, ne nuk veprojmë kështu, ne nuk kemi qenë kurrë ata që ikim nga ringu. Le të jenë ata që ikin…”, citohet të ketë thënë më tej Erdogan.