Erdogan thotë se nuk do të ndryshojë mënyra e qeverisjes në Turqi pas referendumit

Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet se do të ndryshojë mënyrë e qeverisjes në Turqi pas referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Bota

15/04/2017 00:00

Ai ka thënë se kurrë nuk ka pasur pretendime që Turqia të qeveriset në ndonjë mënyrë tjetër, raporton AA.

“Në 40 vitet e mia të jetës politike unë nuk kam pasur pretendime për ta ndryshuar regjimin”, ka thënë Erdogan në TRT, transmeton lajmi.net

Ai ka thënë se debatet në ndryshimin e regjimitkanë marrë fund në vitin 1923 kur Kemal Ataturku kishte themeluar Turqinë si republikë.

“Qeveria nuk u është përgjigjur nevojave të tanishme”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk është përballur me akuza, që nëse votohen këto ndryshimet atëherë do të ndryshonte regjimi në Turqi.

Sipas sondazheve të para, 51% e qytetarëve do të votojnë pro këtyre ndryshimeve. /Lajmi.net/