Erdogan sulmon shefin e avokatëve të Turqisë, nuk i pëlqeu fjalimi

Kryeministri i zemëruar turk, Erdogan ka sulmuar sot gjatë një kremtimi në Ankara shefin e shoqatës së avokatëve të Turqisë, duke e akuzuar për paturpësi për shkak të fjalimit të gjatë në të cilin kritikoi pushtetin. 

Lajme

11/05/2014 13:11

Kreu i shoqatës së avokatëve turq, Metin Fejzioglu je kritikoi mënyrën në të cilën qeveria reagoi në vitin 2011 ndaj tërmetit në provincën juglindore Van (të banuar nme shumicë kurde), kurse Erdoga  e ndërpreu, duke u ngritur nga karrigeja dhe duke e akuzuar për fjalimin e tij politik “përplot të pavërteta”, si dhe duke e pyetur se si është e mundur një paturpësi e tillë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Fejzioglu nuk e ndërpreu fjalimin e tij, me të cilin e prishi protokollin pasi që foli mbi një orë. Pas këtij incidenti, Erdogani e braktisi sallën.

Fejzioglu ka kritikuar më herët qeverinë e Erdoganit për shkak të ndjekjes penale të kundërshtarëve të vet politikë.

Muajin e shkuar, kryeministri turk në një manifestim e duroi në heshtje fjalën e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Hashim Kiliç, i cili e pati sulmuar qeverinë për shkak të kriticizmit të saj nga Gjykatës Kushtuese.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pritet që Erdogan, i cili është kryeministër qe tre mandate, do të kandidojë për president të Turqisë në zgjedhjet e muajit gusht të këtij viti.