Erdogan sulmon BE-në, premton ta kthej dënimin me vdekje

Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan, vazhdon të sulmojë Bashkimin Evropian.

Bota

16/07/2017 15:33

Erdogan, i cili ishte në ceremoninë e hapjes për një memorial kushtuar afërsisht 250 njerëzve që vdiqën gjatë grushtshtetit të dështuar në vitin e kaluar, akuzoi Brukselin duke thënë se nuk I ka mbajtur premtimet.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është i qartë për ne … 54 vjet kanë kaluar dhe ata janë ende duke bërë shaka me ne”, tha ai.

Erdogan tha gjithashtu se do të miratonte “pa hezitim” dënimin me vdekje, nëse parlamenti e voton për ta kthyer atë. Ky veprim  do t’i jepte fund përpjekjes së Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.