Erdogan: Secili që cenon paqen në Turqi do të pagujë çmimin

Erdoğan ishte i pranishëm në “Programin PO për një Turqi më të mirë”, në Ankara, ku deklaroi se dyert e pallatit presidencial në këtë qytet janë të hapura për të gjithë qytetarët

Bota

30/03/2017 08:15

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan paralajmëroi një Turqi më të mirë, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit dhe porositi se çdokush që cenon paqen në këtë vend, do ta paguajë çmimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ishte i pranishëm në “Programin PO për një Turqi më të mirë”, në Ankara, ku deklaroi se dyert e pallatit presidencial në këtë qytet janë të hapura për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh asaj se prej ku vijnë dhe me çka merren.

“Të gjithë juve ju dëshiroj shumë sukses në këtë rrugë për të cilën jeni nisur me parullën ‘Të gjithë së bashku për një Turqi më të mirë'”, tha Erdogan.

Ai u përqendrua edhe në referendumin për pakon e ndryshimeve kushtetuese në këtë vend, që do të mbahet më 16 prill.

“Në vend, shumica pyesin: ‘Çfarë do të ndodh pas 16 prillit?” Ju e dhatë përgjigjen më të mirë të kësaj pyetjeje. Do të jetë një Turqi më e mirë. Ka disa të vërteta të cilat disa njerëz pranë syve nuk i shohin, pranë veshëve nuk i dëgjojnë dhe pranë gjuhës nuk i thonë”, tha Erdoğan. Me këtë rast, ai theksoi se është regjistruar rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për kokë banori prej 3.500 në 11.000 dollarë.

Presidenti Erdoğan përkujtoi edhe gjendjen paraprake në Turqi dhe deklaratën e liderit të opozitës se periudha para 10 vitesh ka qenë më e mirë se sa tani, dhe i porositi se nëse është ashtu, të orvaten që ta përmirësojnë gjendjen në të cilën gjendet vendi. Përveç kësaj, ai paralajmëroi edhe projekte të reja në të cilat parashihen spitale të reja të qytetit për 30 qytete në Turqi.

Erdoğan përcolli se të hënën ka hyrë në njërën nga çadrat e ngritura për promovimin e fushatës “Jo” për referendumin dhe të pranishmit i ka pyetur pse kundërshtojnë, ndërsa ka marrë përgjigje se dëshirojnë një Turqi bashkëkohore. Më pas presidenti i ka pyetur se çka është ajo që tani mungon në vend, por ata nuk kanë mundur të japin përgjigje.

Më tej Erdoğan theksoi se duhet të shihet se kush i kundërvihet pakos së ndryshimeve kushtetuese dhe se në mesin e atyre që janë kundër gjenden edhe krerë të organizatave terroriste.

“Me fuqinë e marrë nga populli dhe me autorizimet që i jep Kushtetuta, fillon periudha e re”, paralajmëroi Erdoğan, i cili u përqendrua edhe në mitingun e mbajtur të shtunën, në Zvicër, në të cilin u nxorr një transparent dhe në të presidenti turk u shfaq si objektiv.

Erdoğan shtoi se secili që cenon paqen në vend, do ta paguajë çmimin për këtë. “Në luftën kundër terrorizimit do të arrijnë deri te një Turqi më e mirë. Momentalisht po ia thyejmë kurrizin terrorit, hyjmë në strehat e tyre. Jo vetëm në kuadër të vendit, por edhe në Siri, Jarabulus, Raij, Dabik, Bab…Me pastrimin e këtyre territoreve nga DEASH-i dhe nga PYD e vazhdojmë rrugën tonë”, deklaroi Erdoğan.