Erdogan qan në funeralin e Stambollit, zotohet në pastrimin e vendin nga “virusi” (Video/Foto)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se do të bëjë pastrimin e të gjitha institucioneve shtetërore që mbështesin klerikun mysliman.

Bota

17/07/2016 17:30

Fethullah Gylenit është ai që qeveria e Erdoganit e fajëson për grusht shtetin e së premtes i cili rezultoi i dështuar, transmeton lajmi.net.

Duke folur në funeralin e Stamboll të dielën, Erdogan ndërpreu fjalimin e tij pasi u përmbyt në lot kur u zotua se do të pastroi vendin nga “virusi” i Fethullah Gylenit.

Ai tha se Turqia, nëpërmjet ministrisë së drejtësisë dhe të ministrisë së jashtme, do të kërkojë ekstradimin e klerikut, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, por edhe mbështetësit e tij.

Mirëpo, ky i fundit ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shtet, raporton DailyMail.

Funerali masive u mbajt për civilët të cilët kanë vdekur në urën e Bosforit në Stamboll, duke përfshirë edhe Ilhan Varank, vëllaun e mbikëqyrësit kryesor të Erdoganit.

Ai ishte një profesor i shkencave kompjuterike dhe u qëllua me armë, sipas medias turke.

Turmat thërrisnin “Fethullah do ta vijë dita dhe do të paguash”, “Allahu është i madh” dhe “Ne duam dënimin me vdekje”. Erdogan tha se në demokraci, nuk mund të përmbyset dëshira e popullit

YouTube player