Erdogan priti në takim Sekretarin amerikan Tillerson

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson ku kanë diskutuar për çështjet në lidhje me procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO dhe parandalimin e aktiviteteve të anëtarëve të saj në SHBA.

Lajme

30/03/2017 14:19

 

Presidenti Erdoğan, ka pritur Tillerson në rezidencën presidenciale ku sipas burimeve të Presidencës mësohet se në këtë takim janë diskutuar vendosmëria për vazhdimin e luftës kundër organizatave terroriste në Siri dhe Irak kryesisht kundër ISIS-it si dhe hapat e përbashkëta që mund të hidhen në këtë kuadër.

Gjithashtu, theksohet se presidenti Erdoğan ka tërhequr vëmendjen se në luftën kundër terrorizmit është e rëndësishme të punohet me aktorët e drejtë dhe legjitimë.

Ndër të tjera në takim fokusi ka qenë edhe mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve si në marrëdhëniet bilaterale ashtu edhe në çështjet rajonale.

Në takim janë diskutuar çështjet në lidhje me procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETÖ dhe parandalimin e aktiviteteve të anëtarëve të saj në SHBA.

Më parë, Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në selinë e Qeverisë priti shefin e diplomacisë amerikane.