Erdogan përgëzon liderët e partive për fitoren në referendum

Sipas të gjitha gjasave qytetarët turq kanë votuar ndryshimet kushtetuese të cilat do t'ia rrisin kompetencat Erdoganit si president.

Bota

16/04/2017 19:51

Kështu, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, i ka përgëzuar për fitoren e arritur në referendum dhe ka uruar që këto rezultate të jenë të dobishëm për popullin, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime të Presidencës së Turqisë kanë njoftuar se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke pranuar mesazhe urimi nga shumë liderë botërorë me rastin e fitorës në referendumin e mbajtur në Turqi për ndryshimet kushtetuese.