Erdogan paralajmëron reforma

Reformat janë një veprim i shumëpritur për të përmirësuar të drejtat e kurdëve në Turqi, të cilët mendohet se përbëjnë rreth 20% të popullsisë.

Bota

30/09/2013 19:54

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar reforma të mëdha politike, duke përfshirë të drejta të reja për kurdët dhe një anulim të ndalesës për shamitë.

Ai ka propozuar uljen e pragut zgjedhor prej 10 %, i cili aktualisht pengon kurdët dhe partitë e vogla për të hyrë në parlament.

Ai ka thënë se qytetet munden të përdorin emra kurd e jo vetëm emra turk.

Kryeministri turk gjithashtu planifikon që të heq ndalesën që gratë të bartin shami në kokë në shërbimet publike- një synim shumëvjeçar i partisë së tij.

Kjo ndalesë ka qenë për një nga ligjet më të diskutueshme në Turqi- vendosjes të mbështetësit e kushtetutës laike të Turqisë kundrejt atyre që favorizojnë të drejtat islame.

Erdogani dhe partia e tij qeverisëse AK, janë akuzuar se po e kthejnë shtetin sekular dhe po provojnë që të promovojnë vlerat islame.

Ndalesa për bartjen e shamisë do të lejohet për shërbyesit civilë, por mbetet për gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët policorë dhe anëtarët dhe anëtarët e ushtrisë.

“Ky është një moment historik, një hap i rëndësishëm”, tha Kryeministri Erdogan.

Reformat janë një veprim i shumëpritur për të përmirësuar të drejtat e kurdëve në Turqi, të cilët mendohet se përbëjnë rreth 20% të popullsisë.

Ata janë parë si një pjesë vitale e përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur tre-dekada në mes qeverisë dhe rebelëve kurd, e cila ka kushtuar me 40 mijë humbje jetësh.

Grupet rebele të armatosura të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) kanë pezulluar tërheqjen e tyre prej Turqia, e cila ishte një masë që qeveria ka rënë dakord, për shkak të dështimit të perceptuar nga ana e qeverisë që të bëjë lëshime politike ndaj kurdët.

Kryeministri Erdogan tha se ligji sipas të cilit vetëm partitë që arrijnë 10 % të votave nacionale mund të fitojnë ulëse në parlament mund të zëvendësohet me një prag prej 5%, ose të eliminohet tërësisht.

Ligji në të kaluarën ka penguar që partia kryesore kurde, Partia e Paqes dhe Demokracisë (BDP), që të bëjë fushatë për të hyrë në parlament- anipse anëtarët shpesh kanë garuar si të kandidatë të pavarur dhe kanë bashkëpunuar si deputetë.

Erdogani tha gjithashtu se mësimi në gjuhën kurde- dhe në gjuhë të tjera- përveç gjuhës turke- do të lejohet në shkollat private; anipse akoma është e ndaluar në shkollat shtetërore.

Ai gjithashtu tha se qytetet do të lejohen që të marrin zyrtarisht emra nga gjuha vendase. Kjo do të thotë se me shumë gjasa qyteti i Tucelit do të  emërohen me emër kurd, Dersim.

Të tjerat masa në “paketën e demokradizimit” do të përfshijnë: heqjen e një betimi që recitohet nga nxënësit dhe formimin e një komisioni anti-diskriminues që të luftojë krimet që shkaktohen për shkak të urrejtjes.

Erdogani gjithashtu tha se do bëhen lëshime për grupet e tjera të minoriteteve, duke përfshirë të krishterët.

Ai njoftoi se do kthehet toka që i ka takuar Manastirit të krishterë sirian, Manastiri Mor Gabriel, i cili ishte konfiskuar nga shteti.

Kryeministri nuk ka shpallur disa masa të pritura, si koncesionet ndaj pakicës myslimane të minoritetit Alevi dhe Kishës Ortodokse Greke, por ai deklaroi : “Kjo pako e reformave nuk është e para dhe nuk do të jetë as e fundit”.