Erdogan paditet për racizëm

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka nxitur reagime pas përdorimit të asaj që opozita dhe kritikët vlerësojnë se gjatë fushatës elektorale përdori fjalorë urrejtje raciste kundër armenëve.

Bota

06/08/2014 17:44

Kryeministri turk është ankuar se opozita ka bërë një fushatë të dëmshme, duke pretenduar se ai është me origjinë nga Gjeorgjia apo Armenia.

“Ata më thërrasin mua gjeorgjian. Kërkuan falje, por me thanë edhe gjera me të shëmtuar. Ata me quajtën armen”, tha Erdogan.

Ky komet i tij i kritikuar shumë nga kundërshtarët, erdhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 10 gushtit, në të cilat Erdogan pritet të shpallet fitues.

Komentet e kryeministrit Erdogan kanë nxitur edhe zemërim në media, ndërsa një ligjvënës i opozitës, ka paraqitur një ankesë ligjore kundër Erdoganit, duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes racore.

Turqia dhe Armenia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth masakrës së armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga ana e Perandorisë Osmane.