Erdoğan: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e Palestinës dhe Jerusalemit

"Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Jerusalemit (Kudsit), sepse Izraeli nuk e dëshiron atë"

Lajme

16/12/2017 22:17

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Kudsit, raporton Anadolu Agency.

“Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Kudsit, sepse Izraeli nuk e dëshiron atë. Ne nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në Siri, sepse Amerika ka llogari të tjera. Ne nuk do të qëndrojmë spektator në ndarjen e Irakut në bazë të sektit dhe origjinës. Ne kurrë nuk do të jemi spektatorë dhe të heshtur për qëndrimet e BE-së, NATO-s apo të një vendi tjetër që do të jenë në kuptimin injorues ndaj vendit dhe popullit tonë”, ka deklaruar presidenti Erdoğan në kongresin e AK Partisë në qytetin Yalova.

Presidenti Erdoğan ka shpjeguar se teksa ofrojnë shërbime të rëndësishme në Turqi, gjithashtu ndjekin nga afër edhe zhvillimet në botë për shkak se Turqia nuk është një vend që ka vëmendjen vetëm tek 80 milionë njerëz në 81 qytete të saj, por “ajo ndjek nga afër me shpresë të gjithë bashkatdhetarët, të shtypurit dhe personat që ndajnë të njëjtën fe në një gjeografi të gjerë duke përfshirë edhe rajonin e saj”.

Përballë kësaj situate na rriten edhe më shumë përgjegjësitë, është shprehur Erdoğan, duke theksuar: “Sepse ne nuk kemi të drejtë të themi ‘çfarë më duhet mua’ nga tirania e ndodhur në Siri, apo në Irak dhe Kuds privatësia e të cilit është sulmuar dhe ku shumë vende i kanë kthyer shpinën. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. E njëjta situatë vlen edhe për të shtypurit në Ballkan, Kaukaz, Turkistan e deri në Arakan, e në çdo vend ku ka rënkime”.

“Nuk do të heqin dorë nga ky qëndrim dinjitoz” 

“Ashtu sikurse më parë jemi ndodhur pranë vëllezërve tanë në Bosnje, ashtu sikurse kemi dhënë mbështetje për vëllezërit tanë në Kaukaz, ashtu sikurse nuk kemi lënë vetëm vëllezërit tanë në çdo anë të botës, ne edhe sot e bëjmë këtë dhe gjithashtu edhe në të ardhmen do ta bëjmë më fort dhe më me vendosmëri”, është shprehur Erdoğan, duke theksuar se kurrë nuk do të heqin dorë nga ky qëndrim dinjitoz që është amanet i të parëve.

Presidenti i Turqisë ka shtuar më tej se “Këto komunitete që jetojnë në këto pozita gjeografike mund të ndodhen jashtë kufijve fizikë, por këto ndodhen pikërisht në mesin e kufijve të zemrës. Për këtë arsye çdo dorë që ngrihet mbi Kudsin, ne e konsiderojmë si të ngritur ndaj Stambollit”.