Erdogan: Nuk do ta harrojmë, e as nuk do të lejojmë të harrohet 15 Korriku

Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t'i zbulojmë dhe do t'i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë deportuar, ka thënë Erdogan

Bota

15/07/2018 15:00

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, deklaroi se organizatat FETO, PKK dhe DEASH, si dhe organizata të tjera të ngjashme duan të rrezikojnë unitetin dhe të ardhmen e Turqisë.

Me rastin e përvjetorit të dytë të përpjekjes së dështuar të grusht shtetit të orkestruar nga organziata FETO në Turqi, Erdogan sot në një drekë u takua me familjet e të vrarëve dhe porositi se Turqia dhe populli i saj nuk do ta harrojnë dhe as nuk do të lejojnë që të harrohet 15 Korriku.

“Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t’i zbulojmë dhe do t’i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë deportuar”, ka thënë Erdoğan./AA