Erdogan në 100 vjetorin e Betejës së Çanakalasë: Të gjithë të rinjtë nën këtë tokë janë bijtë tanë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e 100 vjetorit të Betejës së Çanakalasë, theksoi se dhimbja e përbashkët për të gjithë njerëzit duhet të jetë arsye për ndërtimin e paqes dhe miqësisë, dhe jo armiqësive të reja.

Bota

24/04/2015 23:06

“Dua që Çanakalaja të shërbej si shembull për të gjithë botën në kuptimin që dhimbja e përbashkët të mos jetë shkaktare për armiqësi të reja, por të kthehet në miqësi, dashuri dhe paqe. Për stabilitetin global dhe prosperitetin e të gjithë njerëzve, këtë klimë të tolerancës dhe miqësisë që ne shohim këtu duhet ta mbështesin të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe të gjitha vendet tjera. Atë që shohim këtu është ilaç kundër terrorizmit, racizmit, islamofobisë dhe të gjitha formave tjera të urrejtjes”, tha Erdogan, raporton AA.

Ai vuri theksoi se sot në Çanakala shënojnë martirizimin e të rinjve që i përkisnin kombeve të ndryshme, të cilët morën pjesë në betejën tokësore në këtë zonë.

“Çdo i ri i cili shtrihet nën këtë tokë, nuk është vetëm mysafiri ynë, por në një farë mënyre edhe fëmija ynë. Këtu sot ne kujtojmë viktimat, jo vetëm të atij, apo këtij kombi, por përkujtojmë të gjithë ushtarët që humbën jetën e tyre në këtë rajon. Këto monumente janë simbol të pothuajse gjysmë milion të rinjve që humbën jetën në këtë rajon”, deklaroi Presidenti turk.

Ai theksoi se nevojitet të punohet shumë në mënyrë që të sigurohet paqja dhe prosperiteti për të gjithë njerëzit në botë.

“Duke kujtuar qindra e mijëra të rinj që humbën jetën këtu, edhe një herë në emër të të gjithëve, shpreh angazhimin për të siguruar paqen, mirëqenien dhe përparimin  në botë”, tha Erdogan.

Për të shënuar 100 vjetorin e Betejës së Çanakalasë, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë manifestimesh, ku përpos presidentit të Turqisë, do të marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve dhe krerët e parlamenteve, kryeministra, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga të gjitha pjesë e botës.

Ndër të ftuarit janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç, President i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ministri kroat i Veteranëve, Predrag Matic Fred, të cilët kanë konfirmuar më parë ardhjen e tyre.

Beteja në Çanakala, e njohur edhe si Beteja e Galipolit, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së Parë Botërore, dhe sipas shumë indikatorëve dhe luftërave në përgjithësi.