Erdogan mesazh ngushëllimi për mbretin e Spanjës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi mbretit të Spanjës Felipe 6, lidhur me sulmin terrorist në Barcelonë, raporton AA.

Bota

18/08/2017 11:33

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale thuhet se presidenti Erdogan ka dënuar sulmin mizor dhe se ka shprehur pikëllim të thellë për humbjen e jetës dhe plagosjen e personave të shumtë të pafajshëm.

“Dënoj këto sulme të drejtuara jo vetëm ndaj Spanjës, por ndaj vlera të përbashkëta të të gjithë njerëzimit, ku terrorizmi edhe një herë zbuloi fytyrën brutale të tij”, është shprehur presidenti Erdogan, duke vënë në dukje se Turqia ndan përzemërsisht dhimbjen e popullit mik të Spanjës dhe se në këtë ditë të vështirë është në solidaritet të plotë me shtetin aleat, Spanjën.

Gjithashtu Erdogan shpreh ngushëllimet për gjithë popullin spanjoll, si dhe uron shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.