Erdogan-Merkelit: Ti je naziste

Presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan ka akuzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ndalimin e takimeve turke në Gjermani duke i rekomanduar të mos iu përmbahet ‘praktikave naziste’.

Bota

19/03/2017 16:21

 

“Tani ka filluar të përdor praktika naziste. Kundër kujt… kundër qytetarëve të mi turq në Gjermani, vëllezërve të ministrave”, ka thënë Erdogan drejtuar Merkelit, transmeton lajmi.net.

Dy javë më parë zyrtarët turq kanë planifikuar takime në Gjermani ku ka numër të madh të turqve për të marrë pjesë në ngjarjet promovuese për zgjerimin e kompetencave të presidentit të Turqisë.

Berlini ka ndaluar tubimet e komunitetit turk, e kjo çoi në rritjen e tensioneve në mes Turqisë dhe disa vendeve evropiane.

Erdogan ka shprehur pakënaqësinë duke drejtuar akuza ndaj këtyre vendeve./Lajmi.net/