Erdogan mbyll shkollat e Gulenit

Parlamenti i Turqisë ka votuar një ligj me të cilin mbyll shkollat përgatitore private, shumica nga të cilat drejtohen nga predikuesi me ndikim, Fetllah Gulen. Shkollat janë burim kryesor i të ardhurave të Lëvizjes “Hizmet” (Shërbimi) të 50 vjeçarit Gulen.

Bota

01/03/2014 13:32

Parlamenti i Turqisë ka votuar një ligj me të cilin mbyll shkollat përgatitore private, shumica nga të cilat drejtohen nga predikuesi me ndikim, Fetllah Gulen.

Gulen është futur në një zënkë të ashpër me Kryeministrin turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka akuzuar klerikun me bazë në SHBA për komplot kundër qeverisë së vendit.

Shkollat janë burim kryesor i të ardhurave të Lëvizjes “Hizmet” (Shërbimi) të 50 vjeçarit Gulen.

Ligji thotë se shkollat duhet të mbyllen më së largu deri më 1 shtator të vitit 2015.

Miliona studentë ndjekin shkollat përgatitore për ta bërë veten gati për të hyrë në provimet me të cilat fitohen vende të kufizuara në shkollat e mesme dhe universitetet dytësore të shtetit.

Sipas erdogan, mbyllja e këtyre shkollave është pjesë e reformës së një sistemi të “dëmshëm” të arsimit i cili e radhit Turqinë poshtë vendeve të zhvilluara në shkrim-lexim, matematikë dhe shkencë.

Deri kohëve të fundit, “Hizmet” ka mohuar përgjithësisht përfshirjen në politikë dhe Fetullah Gulen ende e mohon një gjë të tillë.

Por tensionet ndërmjet aleatëve të dikurshëm janë ashpërsuar vitin e kaluar kur mijëra simpatizues të kësaj lëvizjeje në polici dhe gjyqësi u shkarkuan, përderisa prokurorët të lidhur me “Hizmet” ndërmorën hetime kundër aleatëve të Kryeministrit Erdogan.