Erdogan: Kushdo që ka tradhtuar këtë vend do të përballet me dënimin që meriton – Lajmi.net
Erdogan: Kushdo që ka tradhtuar këtë vend do të përballet me dënimin që meriton
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:23, 17 April 2018
Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, tha se nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" në Afrin të Sirisë janë neutralizuar 4.205 terroristë, si dhe 550 terroristë të tjerë nga të cilët 214 në Turqi dhe 341 në veri të Irakut.

Erdogan në një takim të grupit parlamentar të AK Partisë, theksoi se kanë patur vështirësi për të identifikuar dhe përcaktuar anëtarët e organizatës terroriste FETO, struktura e të cilës i”vëren legjitime të gjitha llojet e gënjeshtrave, shtrembërimeve dhe mungesës së personalitetit.”

Ai theksoi se kushdo që ka tradhtuar Turqinë do të përballet me dënimin që meriton.

“Jemi të vetëdijshëm se anëtarët e FETO-s fshehin veten e tyre. Ashtu si kanë vepruar gjithmonë edhe më parë me shpifje dhe shtrembërime dhe me dokumente të falsifikuara ata përpiqen të gjejnë mundësinë që t’iu nxijnë jetën njerëzve të pafajshëm. Fillimisht mund të duket sikur ato po marrin rezultate, por në fund të vërtetat dalin në shesh. Ne nuk kemi harruar se kush janë të përfshirë në lirimin e tradhtarit Adil Öksüz i cili është një prej organizatorëve kryesor në përpjekjen e grushtit shteti. U bëj thirrje edhe njëherë atyre që tolerojnë anëtarët e FETO apo përgatisin terren për ta, se ata që veprojnë bashkë me terroristët ne i vërejmë të njëjtë me ata”, është shprehur Erdogan, raporton Anadolu Agency.

Erdogan ka shtuar se Turqia është në ndjekje të organizatave terroriste 24 orë në 7 ditë. “Do të përballen me atë që meritojnë një e nga të gjithë elementët kritikë të FETO-s që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Në të njëjtën kohë po ashtu brenda kufijve dhe jashtë kufijve tanë nuk kemi toleruar që PKK-ja të marrë frymë lirisht”, tha presidenti i Turqisë.

Ai ka theksuar se anëtarët e FETO-s janë në një situatë të mjeruar, ku disa prej tyre po përgjigjen para drejtësisë, e disa të tjerë përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit me “shqetësimin se nuk e dinë që do të vijë dita kur shteti do t’iu kërkojë llogari”.

“Për asnjërin prej tyre nuk do të jetë situatë e ndryshme nga 80 anëtarët e FETO-s që kemi kapur jashtë dhe i kemi sjellë në vend, nga të cilët së fundmi 6 prej tyre i sollëm nga Kosova dhe 3 nga Gaboni. Gjithashtu nuk do të jetë ndryshe as situata e kreut terrorist të FETO-s që është larguar në Pensilvani dhe mendon se ka shpëtuar. Herët apo vonë do ta marrim edhe atë. Kushdo që ka tradhtuar këtë vend dhe këtë popull do të përballet me dënimin që meriton”, tha Erdoğan.

 

Fjalët kyçe: Erdogan, FETO

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown