Erdogan kërkon krijimin e një zone sigurie në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paraqiti idenë për krijimin e një zone sigurie në veri të Sirisë për të pritur të zhvendosurit, disa ditë nga një samit vendimtar i drejtuesve të vendeve të G20-s.

Bota

11/11/2015 16:03

 

“Të shpallim një zonë të pastruar nga terroristët, një zonë ndalim fluturimi, ta zgjidhim këtë çështje”, theksoi presidenti turk në një fjalim në Ankara.

“Masat më realiste duhet të merren për të gjetur një zgjidhje që përfshin propozimin tonë për të vendosur një zonë sigurie të pastruar nga terrorizmi”, theksoi ai.

Presidentët dhe kryeministrat e 20 vendeve më të pasura të planetit duke përfshirë dhe presidentët amerikanë, Barack Obama dhe rus, Vladimir Putin do të mblidhen të dielën dhe të hënën në qytetin turistik të Antalias për samitin e tyre të përvitshëm, ku në qendër të bisedimeve do të jenë konflikti sirian dhe kriza e imigrantëve./atsh