Erdogan kërcënon SHBA-të: Do t’i mbysim forcat tuaja, para se të lindin!

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar SHBA-të sot me një deklaratë pas mbështetjes së kësaj të fundit ndaj forcave kurde në Siri.

Bota

16/01/2018 00:01

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të hënën ka kërcënuar se do të “mbysë” një forcë të planifikuar prej 30,000 amerikanëve në Siri “para se të lindte” pasi mbështetja e Uashingtonit për luftëtarët kurdë ka çuar “një pykë” në marrëdhëniet mes dy shteteve, transmeton lajmi.net

Qeveria siriane e Assadit është përgjigjur të hënën duke u zotuar për të shtypur forcën e re dhe për të përzënë trupat e SHBA-ve nga vendi. Rusia, gjithashtu i quajti planet e SHBA-ve një komplot për ta shkatërruar Sirinë dhe për ta vendosur një pjesë të shtetit sirian në kontroll të SHBA-ve.

Por, deklaratë ende më e fortë erdhi nga Erdogan, i cili ka kryesuar si marrëdhënie si aleati më i madh mysliman brenda NATO-s për SHBA-të.

“Një vend që ne e quajmë aleat po këmbëngul në formimin e një ushtrie terroriste në kufijtë tanë”, tha Erdogan në një fjalim në Ankara. “Misioni ynë është që ta mbytim atë para se të lindë.”

Për pjesën më të madhe të luftës, SHBA-të dhe Turqia punuan së bashku, duke mbështetur forcat që luftojnë kundër qeverisë së Assadit. Por, vendimi i SHBA-ve për mbështetjen e një grupi kurd në Sirinë veriore, ka zemëruar Ankaranë.

Siç po shihet, marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë janë duke u tensionuar dhe kjo si rrjedhojë e një lufte diplomatike që po ndodh mes fuqive të mëdha si Rusia, SHBA, Korea e Veriut dhe të tjera.

Ndërkohë, nuk ka munguar deklarata e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ku tha: “Veprimet që shohim tani tregojnë se SHBA-të nuk duan ta ruajnë integritetin territorial të Sirisë”.

 

Lufta në Siri, gjithmonë ka ngjallur konflikte dhe mosmarrëveshje mes fuqive të mëdha botërore dhe tani këto përçarje kanë hyrë edhe brenda aleancës ushtarake të NATO-s./Lajmi.net/