Erdogan kërcënon me armët ruse: Do të përdorim sistemin ‘S-400’ nëse nevojitet – Lajmi.net
Erdogan kërcënon me armët ruse: Do të përdorim sistemin ‘S-400’ nëse nevojitet
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:05, 13 June 2018
Recep Tayyip Erdogan
Turqia do të përdorë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që planifikon të marrë nga Rusia nëse “do të jetë e nevojshme” ka thënë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan më 11 qershor.

“Ne nuk blemë raketat S-400 vetëm për ti ruajtur. Ne do ti përdorim ato nëse do të jetë e nevojshme. Ky është një sistem mbrojtës. A do të varemi sërish nga SHBA-ja”, tha Erdogan.

Kur ne kemi kërkuar prej tyre për vite me radhë, përgjigja që na është dhënë është: Kongresi i SHBA nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo”,- tha Erdogan, shkruan hurriyetdailynews.

“Rusia i është përgjigjur ofertës sonë me një ofertë mjaft tërheqëse. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte mjaft të mira për kredi. Tani për tani, ne po e drejtojmë këtë proces në këtë mënyrë”,- tha presidenti Erdogan.

Deklaratat e Erdogan u bënë gjatë një transmetimi live në disa tv private në Stamboll.

Turqia dhe Rusia kanë firmosur në dhjetor marrëveshjen për sistemin raketor “S-400”, gjatë dhjetorit, duke finalizuar një marrëveshje që thellonte lidhjet ushtarake midis anëtarit të NATO-s Turqisë dhe Kremlinit.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO