Erdogan i shpall luftë Twitter-it

Turqia sot e ka kufizuar qasjen në rrjetin social Twitter dhe atë vetëm disa orë pasi që kryeministrui Recep Tayyip Erdogan, kërcenoi se do ta “çrrënjos” këtë rrjet social.

Bota

21/03/2014 10:00

Shumë përdorues tentuan të kenë qasje në këtë rrjet, por në orët e hershme të ditës së premte ata i përballen me një njoftim të autoriteteve turke të telekomunikimit, ku citohen urdhërat e gjykatës për mbylljen kufizimin e dukshëm të këtij rrjeti social.

Zëdhënësi i Twitter Nu Wexler tha se kompania “është duke shikuar se çfarë po ndodhë”, raporton Evropa e Lirë.

Por, ai nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur kufizimi i qasjes në Twitter për përdoruesit e Turqisë.

Mediat opozitare turke, thanë se kjo është zbatuar pasi që një gjë të tillë e ka përmendur Erdogan gjatë një mitingu që ka mbajtur të enjten.

Përdorues të shumë të rrjeteve sociale në Turqi e kanë vënë nën shënjestër kryeministrin Erdogan duke qenë ky i fundit në qendër të një skandali të madh korrupsioni.