Erdogan: I dhamë botës leksion mbi demokracinë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në këtë vend, tha se: “Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë”, raporton Anadolu Agency.

Bota

24/06/2018 23:02

“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoj detyrën e presidentit”, theksoi presidenti Erdogan.

Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdogan tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.

Erdogan tha se do të vazhdojnë me përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë, duke shtuar se, “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”.