Erdogan e zbulon amanetin e Izetbegoviqit: Tajip, ju jeni pasardhës i Sulltanit Fatih, ma ruaj Bosnjën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka folur për amanetin të cilin në prag të vdekjes ia kishte lënë presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviq.

Lajme

21/10/2017 19:42

Ai ka thënë se Turqia “natyrisht kurrë nuk do ta lërë” Bosnjën dhe Hercegovinën.

Erdogan në Stamboll ka folur në takimin e Këshillit Ndërkombëtar të Civilizimit, kurse më këtë rast e ka kujtuar edhe Izetbegoviqin, transmeton lajmi.net.

Dje janë bërë 14 vjet që nga vdekje e Izetbegoviqit.

Presidenti turk ka kujtuar se Izetbegoviqin e ka takuar në spital, një ditë para vdekjes së liderit boshnjak dhe atëherë Izetbegoviq i tha: “Tajip, ju jeni pasardhës i Sulltanit Fatih, këtë vend po ua lë juve amanet, prandaj ruajeni”, raporton n1.

“Si ta lëmë ne tash Mostarin? Si ta lëmë Drinën? Si ta lëmë ne tash xhaminë e atjeshme të Sulltan Fatihut. Natyrisht se ne kurrë nuk do t’i lëmë”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, Izetbegoviq nuk ka qenë vetëm burrështetas i madh, por ka qenë edhe njëri nga mendimtarët më të mëdhenj mysliman të kohëve tona. /Lajmi.net/