Duke folur në selinë e partisë së tij, në qytetin Trabzon, Erdogan tha se çerek milion njerëz tashmë janë kthyer në zonat e çliruara në Siri, raporton Reuters.
Presidenti turk, Erdogan tha se përpjekjet diplomatike dhe ushtarake në provincën siriane Idlib, kanë përshpejtuar shmangien e një “katastrofe”, si ato që kanë ndodhur në pjesë të tjera të Sirisë.
Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht me shtypjen e protestave të opozitës.
Që atëherë, në Siri kanë vdekur mbi 350 mijë persona. Si pasojë e konfliktit, miliona sirianë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.