Erdogan: Do ta kthej dënimin me vdekje në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar se pas referendumit për ndryshimet kushtetuese të 16 prillit në të cilin pritet mbështetje e madhe, në agjendën e Parlamentit do të jetë projekti për vendimi dënimi me vdekje,transmeton Klan Kosova.

Bota

12/04/2017 22:48

“Pas referendumit për ndryshimet kushtetuese, të 16 prillit, ku do të fitojë ‘po-ja’ në agjendën e Parlamentit do të vendoset projekt-vendimi për dënimin me vdekje. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, tha Erdogan.