Erdogan dhe Trump sot do të kenë një bisedë telefonike

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump do të flasin në telefon të mërkuren, tregoi sot ministri i jashtëm turk.

Bota

24/01/2018 08:12

“Nesër të dy presidentët do të flasin në telefon,” u tha Mevlut Cavusoglu gazetarëve në kryeqytetin francez, Paris, transmeton lajmi.net

Komentet e Cavusoglu erdhën pas një takimi me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson në margjinat e Partneritetit Ndërkombëtar për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike të organizuar nga Ministria e Jashme Franceze.

Ai tha se Trump dëshironte të bënte thirrjen telefonike. “Koha është përfunduar gjithashtu,” shtoi Cavusoglu pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sa i përket takimit me Tillerson, Cavusoglu tha se ai kishte diskutuar çështjet dypalëshe, e me theks të veçantë Sirinë./Lajmi.net/