Erdogan deklarohet kundër vendimit të Gjykatës për lirimin e dy gazetarëve

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar sot, se nuk do mbështesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në gjendje të lirë dy gazetarët opozitarë.

Bota

28/02/2016 23:55

“Nuk jam në pozitat e miratuesit të këtij vendimi. Por e shpreh në mënyrë të hapur, se nuk përputhem me këtë vendim”, u shpreh ai gjatë një konference shtypi me kreun e Shtetit, përpara se të largohej nga vendi drejt Afrikës Perëndimore.

Can Dundar, kryeredaktori i së përditshmes opozitare Cumhuriyet dhe Erdem Gül, shefi i zyrës në Ankara, u liruan dy ditë më parë, pas më shumë se 90 ditë paraburgim. Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar kështu një ditë më parë, për shkelje te të drejtave të tyre. Ata do të gjykohen rreth datës 25 mars. /kp