Erdogan: Asnjë lloj federalizimi nuk është temë e bisedimeve në vend

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të premten para mijëra qytetarëve në qytetin e Konyas, tha se nuk ka marrëveshje për asnjë lloj të federalizimit të Turqisë, për të shtuar se një gjë e tillë nuk është temë e asnjë bisede në vend.

Lajme

14/04/2017 17:09

“Unë kam qenë gjithmonë ai që më së shumti ka mbrojtur unitarizmin e Turqisë. Rajonet, Federatat apo ndonjë gjë tjetër nuk janë në agjendën tonë, dhe nuk do të jenë”, ka porositur Erdoğan.

Komentet e tij kanë qenë kundërpërgjigje ndaj disa zërave në Turqi të cilët kanë akuzuar se ndryshimet kushtetuese mund të sjellin një sistem tjetër të rendit në shtet.