Erdhi me shumë bujë te Barca, tash po e pret një telefonatë për t’u larguar

Aventura e Malcom te Barcelona mund të përfundojë këtë afat kalimtar.

Sport

19/01/2019 14:20

Lojtari i transferuar me shumë bujë te katalanët verën e fundit, ka dështuar të gjejë vetën në formacionin e Ernesto Valverde, në mesin e shumë sulmuesve cilësorë të Barcelonës.

21 vjeçari duke parë mundësitë e vogla të aktivizimit te Barcelona, po mendon seriozisht largimin në janar.

‘Marca’ raporton se Malcom është i gatshëm të largohet nga Barcelona, duke pritur një telefonatë nga Kina, me të cilën do të vendosej e ardhja e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për Guangzhou Evergrande, që është afër të bind lojtarin për transferim në Superligën e Kinës, me një ofertë të konsiderueshme./Lajmi.net/