Era rrezikon të mos këndojë në kampionat, Rusia nuk njeh Kosovën

Ditë më parë u dha një lajm i madh për Era Istrefin.

ShowBiz

20/05/2018 19:03

Aty thuhej se këngëtarja nga Prishtina me famë botërore do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo, shkruan lajmi.net

Era Istrefi më pas e konfirmoi pjesëmarrjen në mënyrë indirekte duke postuar një Instastory ku shihej një top futbolli.

E konfirmimin final e bëri nëna e saj në lajmet qëndrore në Klan Kosova ku tha se tani asaj i duhet ta marrë vizën për në Rusi, dhe kjo mund të paraqesë problem për shkak se Rusia nuk e ka njohur shtetin e Kosovës ende./Lajmi.net/