Era, Rita, Dua… kroatët pyesin se si kosovaret po e dridhin skenën botërore të muzikës (Foto/Video)

Para disa viteve shumë pak dinin për shqiptarët, e kur flasim për amerikanët ata kanë njohur shqiptarët dhe kosovarët vetëm përmes vëllezërve Belushi, Eliza Dushku apo reperit Action Bronson.

ShowBiz

19/05/2016 09:49

Por në vitet e fundit në skenën pop ngadalë filluan të dilnin emra të rinj, plotë vajza i kujtuan publikut se prej nga kanë ardhur. Sigurisht, ne po flasim për këngëtaret e reja si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi, dhe kjo e fundit në Kosovë dhe më gjerë bëri një bum nga do që u dëgjua kënga e saj.

Pas këtyre që përmendem interesi amerikan u drejtua nga këngëtarët shqiptare dhe talenti i tyre. Këto talente shpërthyen kudo nëpër mediat botërore për paraqiten e tyre, po pse jo edhe më bukurin që reflektojnë, raporton Index Black.

Ato kanë sjellë një frymë krejtësisht të re që qëndron në kulturën e ndërthurur me muzikën, bukurinë ekzotike, por edhe talentin e padiskutueshëm dhe mënyrën në të cilën vetë industria punon, transmeton Indeksonline.

Image

Së pari, para 10 viteve shpërtheu Rita Ora e cila në fillim u cilësuar si ‘zbulim’ i një Rihanne të re. Rita tashmë është një shqiptare e fuqishme në gjithë botën, ajo ka kontrata me kompani të mëdha të muzikës.

Përveç Rita Orës një këngëtare që ka ngjashmëri me vokalin e Rihannas, është 26-vjeçarja Bebe Rexha.

Më konkretisht, ajo e punoi mega-hitin duetin Eminem dhe Rihanna “Monster”, të cilën së pari e kishte regjistruar për veten me qëllim për të bërë një këngë për albumin e saj të parë solo, por më pas, pas shumë kërkesave ajo i dhuroj atye.

Image

Bebe Rexha është “fajtore” edhe për krijimin e shumë hiteve të tjera si të këngëve të Nicki Minaj, David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Nick Jonas Afrojack, pitbull, Selena Gomez dhe Martin Garrix, me të cilët pati pashkëpunime të hatashme, transmeton Indeksonline.

Pas rastit të Rita Orës dhe Bebe Rexhës i vije rendi asaj që tashmë është qendrat e ngjarjeve muzikore të tilla si në Londër apo Nju Jork, kjo është 21-vjeçarja Era Istrefi.

Image

Ajo vjen nga një familje plot me yje të muzikës. Nëna e saj kishte këngëtaren e njohur shqiptare, Susan Tahirsylaj e cila kishte ‘shkatërruar’ skenën e viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, dhe motra e saj më e madhe Nora gjithashtu është një yll i muzikës pop, e cila ka katër albume.

Kjo epokë mund të konsiderohet si epoka e shqiptarëve e cila zbuloj shumë talente të zonja të skenës muzikore.

Era ku do që është paraqitur ka lënë një përshtypje tejet të mirë dhe ka mahnitur publikun, së fundi edhe me hitin ‘Bonbon’ e cila u transmetua në kanalet më të mëdha të botës.

Edhe aktorja Chloe Grace Moretz, ishte aq i impresionuar me profilin e saj saqë në Tëitter ajo publikoj këngën e Erës dhe shkroi: “…. Keni kujdes Era Istrefi është një yll i ri, e mahnitshme”.

Image

Njëkohësisht po të njëjtin sukses po e përcjell edhe Dua Lipën. Mediat britanike parashikuan një të ardhme të madhe më një të dhe ashtu edhe po ndodh. /Indeksonline