Era po sjell hitin e radhës (Foto)

Për Era Istrefin sukseset nuk kanë të ndalur, pas dy hiteve të mëdha ajo po vjen me këngë të re.

ShowBiz

23/06/2017 23:01

Kënga “Bon Bon” ishte ajo e cila ia hapi dyert Erës për tregun ndërkombëtar dhe njësoj vazhdoi edhe me “Redrum”, shkruan lajmi.net.

Pas angazhimeve edhe si imazh i markave të njohura siç është “Guess”, Era po sjell projektin e radhës muzikor.

“Mezi po pres ta dëgjoni këngën e re. Po vjen më shpejt se që e prisnit. S’do të jeni gati” ka shkruar Era në një postim në Snapchat, ku edhe bëri të ditur se shumë shpejt do e lansojë këngën e re. /Lajmi.net/