Era për performancën në Rusi: Një nga ditët më të mira të jetës time!

Era Istrefi dje performoi në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës.

ShowBiz

16/07/2018 14:43

Ajo bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam performuan këngën zyrtare të Kampionatit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, e cila bëri gjithë shqiptarët krenarë, ka ndarë m ndjekësit disa momente nga ceremonia e djeshme.

“Pak nga performanca e djeshme  ✨✨✨Një nga ditët më të mira në jetën time!!! ♥??”, ka shkruar Era.

Ajo pas performancës kishte shikuar ndeshjen nga afër, ndërsa kishte ndërruar edhe veshjen, duke u shfaqur me ngjyrat blu dhe verdhë, që simbolizonin flamurin shtetëror, e po ashtu bëri edhe shqiponjën. /Lajmi.net/