Era në studiot e Los Angeles, bashkëpunon me tekstshkruesin e njohur (Foto)

Pas projektit 'Redrum', këngëtarja Era Istrefi është duke punuar rreth projektit më të ri ndërkombëtar.

ShowBiz

21/08/2017 10:36

Ishte kënga ‘Bon Bon’ ajo e cila solli suksesin më të madh për këngëtaren, e cila tashmë po ec suksesshëm në tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Era ka publikuar një foto në një prej studiove të Los Angeles në të cilën po punon rreth projektit të ri.

Përkrah Erës gjendej tekstshkruesi i njohur Jesse Saint John, i cili është autor i teksteve të shumë prej artistëve të mirënjohur siç janë: Britney, Sia, Charli, Empire, Brooke, Diplo, Erika, e të tjerë. /Lajmi.net/