Era Istrefi publikon pamje nga pushimet, ja kush po e shoqëron

Pas shumë angazhimeve në muzikë gjatë gjithë sezonit, Era Istrefi ka filluar pushimet.

ShowBiz

16/10/2018 08:00

Era Istrefi bashkë me nënën dhe vëllain ditë më parë udhëtuan për në pushime, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet përkrah tyre.

Ata kishin dalur për të shëtitur në qytet, derisa Era kujdesej të filmonte nënën dhe vëllain e saj, ky i fundit kishte bërë një ndryshim drastik në pamje.

Kujtojmë që suksesi më i madh i Erës në këtë vit ishte performimi i këngës zyrtare të kampionatit. /Lajmi.net/