Era Istrefi në foton e parë me menaxherët e “Sony Music” (FOTO)

Era tashmë pjesë e kompanisë së madhe muzikore.

ShowBiz

24/02/2016 11:09

Era Istrefi e cila shumë shpejt do të bëhet një yll ndërkombëtar, ka postuar foton e parë me menaxherët e Sony Music.

Era Istrefi tani duket se e ka gati të bëjë hapin më të madh në karrierën e saj si këngëtare. Menaxheri i Erës, Faton Shoshi me kompaninë e tij “Nesër” ka arritur marrëveshje me dy gjigantët botërorë të muzikës, Ultra / Sony Music për të bërë një album për këngëtaren kosovare.

Vlera e kontratës është 1.5 milionë dollarë. Prodecentët me famë botërore,  Kygo, Stargate, Danny Blanco, Robin Schulz dhe producenti nga Kosova, Big Bang do të përkujdesen për albumin e ri të Erës./indeksonline

eraa