Era Istrefi paralajmëron bashkëpunimin me këngëtarin e njohur botëror

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër ndërkombëtar.

ShowBiz

17/10/2018 23:59

Në llogarinë personale, Instagram Era ka publikuar një fotografi pranë artistit të njohur francez, Willy William, shkruan lajmi.net

Me anë të këtij postimi ajo ka konfirmuar se po vjen në një bashkëpunim me këngëtarin e hitit “Ego” e që nuk ka dyshim se do jetë një hit.

Këngëtarja Istrefi këtë vit shënoi suksese të mëdha me projektet e njëpasnjëshme pa lënë anash edhe performancat e saj unike.

“Oh God” dhe “Prisoner”, janë këngët e fundit të Erës të cilët numërojnë miliona klikime në kanalin, Youtube. /Lajmi.net/