Era Istrefi nuk e di sa çka po e pret!

Këngëtarja Era Istrefi e cila nuk ka shumë kohë që ka hyrë në muzikë,ka filluar me koncertet e para në karrierën e saj.

ShowBiz

07/06/2015 18:00

E ftuar në Rtv 21,Era Istrefi ka folur për dy koncertet e saj të para që ka mbajtur në Tiranë dhe tjetrin në Ferizaj si dhe rreth agjendës muzikore në sezonën e verës.

“Në dy koncertet  e para kam kaluar jashtëzakonisht mirë,publiku më ka pritur mjaft mirë dhe shpresoj që kjo të ndodhë edhe në koncertet e radhës që do t’i mbaj gjatë verës”,tha këngëtarja e cila tashmë ka të caktuara shumë data për koncerte që do t’i mbajë në Kosovë dhe jashtë saj.

“Shumë koncerte kam këtë verë,kjo është e re për mua,nuk e di se si do të shkojë gjithë kjo,por e kam marrë me shumë qetësi,ka ditë që do të këndoj në dy vende të ndryshme dhe nuk e di sa e lodhshme dhe e mundishme do të jetë kjo për mua,thjeshtë nuk e di akoma se çka po më pret”,shtoj këngëtarja duke shprehur besimin që ka në vete se do t’ia dalë me gjithë këtë agjendë të ngjeshur.(Lajmi.net)