Era Istrefi në një nga radiot më të njohura franceze (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi tashmë i ka nisur hapat e mëdhenj drejt sukseseve ndërkombëtare.

ShowBiz

22/05/2016 23:54

Përveç që po i dëgjohet kënga, po shkruajnë për të mediat vendore e të huaja atë po e ftojnë edhe në emisione të ndryshme nëpër botë, transmeton lajmi.net.

Era mahniti me performancën e saj në njërin prej televizioneve më të njohura në Gjermani, ndërsa tani është e ftuar në një emision në njërën ndër radiot më të dëgjuara në Francë.

Nesër ajo do të jetë mysafire në radion NRJ dhe këtë e kanë bërë të ditur vetë ata nëpërmjet kësaj fotografie./Lajmi.net.