Era Istrefi falënderon Ilir Metën për mikpritje, ndan momente nga Kampionati

Era Istrefi është bërë e ditur se do të jetë në mbyllje të Kampionatit Botëror.

ShowBiz

28/06/2018 16:36

Për lajmi.net, nëna e Erës, Suzana Tahirsylaj javë më parë tha se Era do të jetë pjesë e Kampionatit për të perfomuar ‘live’ por kjo do të ndodhë në mbyllje, në ceremoninë e ndeshjes finale, shkruan lajmi net.

”Era ka me qenë ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Me këngën e tyre “Live it up”, në bashkëpunim me Will Smith, Nicky Jam padyshim se do të jetë një performancë e paharruar.

Meqë kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e Kampionatit Botëror, Era mbrëmë ishte e ftuar në Presidencën e Shqipërisë, së bashku me motrën, Nora Istrefin, të cilat u pritën nga Presidenti, Ilir Meta.

Ata biseduan rreth Kampionatit, madje një ndër pyetjet e gazetarëve ishte se a do të flasë shqip gjatë performancës, e që këngëtarja u përgjigj: ‘Se do të gjej një mënyrë’.

Përmes disa imazheve të publikuara në Instagram, Era ndan disa momente të lumtura nga Presidenca e Shqipërisë.

“Duke i nda momentet e #WorldCup2018 me Ztr. President @ilirmeta.faqjazyrtare stafin e tij t’shkelqyshem dhe motrushin @_noraistrefi_ ne presidence te Shqiperise ?? faleminderit shume per mirepritjen??”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bkkd4mHDSx0/?hl=en?&taken-by=strefie