Era i bën krenarë gjithë shqiptarët, fiton në EBBA (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi është fituesja e çmimit të parë në European Border Breakers Awards, çmime muzikore këto që jepen për artistët nga Evropa që kanë arritur t’i thyejnë kufijtë me krijimtarinë e tyre muzikore.

ShowBiz

12/01/2017 14:21

Ajo përfaqësoi Shqipërinë dhe nuk ishte e vetmja shqiptare në këtë garë, pasi bashkë me të ishte edhe Dua Lipa por, ajo ishte përfaqësuese e Britanisë së Madhe, shkruan lajmi.net

Në kohën kur fitoi, për Erën ishte edhe një biografi ku tregohet për rrugëtimin e saj në muzikë, që nga kënga e parë e deri tek hiti ‘BonBon’ që ia solli këtë çmim.

E keqja në këtë mes është tek fakti që këngëtarja nga Kosova nuk ka mundur ta marrë vet çmimin pasi ditë më parë u lëndua në këmbë.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve u bë më 11 janar të vitit 2017 në Groningen, që ishte pjesë e festivalit Noorderslag Festival. /Lajmi.net/

era-1_1484217911-723556